Ballina Bota Manipuloi dhe abuzoi me shoqet e vajzës së tij, amerikani dënohet me...

    Manipuloi dhe abuzoi me shoqet e vajzës së tij, amerikani dënohet me 60 vite burg

    2

    Gjykata federale në Manhattan ka dënuar me 60 vite burg 63-vjeçarin Larry Ray për abuzim seksual të shoqeve të vajzës së tij në Kolegjin Sarah Laërence në Nju Jork.

    Sipas mediave të huaja, Larry Ray i manipuloi seksualisht, psikologjikisht dhe emocionalisht me shoqet e klasës së vajzës së tij.

    Gjykatësi Lewis Liman e cilësoi sjelljen e Ray si “sadizëm të pastër “, ndërsa veprimet e tij si të urryera duke vënë në dukje se si ata skllavëruan studentët e kolegjit të cilët nuk kishin rrugëdalje.

    “Duke fituar kontrollin e mendjeve dhe trupave të tyre, ai i detyroi ata të bënin çfarë ai donte,” tha Liman.

    Rasti bëri bujë në shtypin amerikan gjatë gjyqit të tij pranverën e kaluar, kur Ray u shpall fajtor për 15 akuza, duke përfshirë krijimin e një rrjeti për të shfrytëzuar seksualisht vajzat për prostitucion.

    Një nga viktimat e 63-vjeçarit Claudia Drury e akuzoi Ray-n se e kishte rrahur, dhunuar dhe zhvatur. Duke përshkruar një incident, ajo tha: “Ai më zhveshi, më lidhi në një karrige dhe filloi të mbyste me një qese plastike derisa iu luta për jetën time”

    Një viktimë tjetër, Daniel Levin, tha se Ray e torturoi atë dhe miqtë e saj dhe i tha gjykatësit se si Ray e kërcënoi me thikë  duke përshkruar sulmet sadiste me objekte të mprehta dhe lodra seksi.