Ballina Vendi Makina shpërtheu në flakë/ Familjarët: Nuk kemi konflikte, nuk i kemi bërë...

Makina shpërtheu në flakë/ Familjarët: Nuk kemi konflikte, nuk i kemi bërë keq askujt

4

Familja Cacani në Korçë u zgjua e tmerruar në mes të natës pasi makina e tyre, e cila ishte para shtëpisë u dogj me benzinë dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Babai Klodoanit, Demir Cacani, thotë se familja e tij nuk ka konflikte me askënd. Ai thotë se nuk ka dyshime konkrete, ndërsa shprehet se djegia e makinës mund të jetë bërë nga zilia.

“Unë ishe duke fjetur. Në orën 01:10 dëgjova një shpërthim të vogël. U ngrita si i trembur. Kur dola në ballkon shikoj shpërthimin e madh. Dal dhe thërrita fëmijët. Dolën fëmijët në mënyrë të çrregullt se nuk dinim se çfarë të bënim. Njoftuam zjarrfikësen dhe erdhi dhe i falënderoj. Unë si kam bërë kujt keq.

Konflikte jo, deri më sot jo. Unë jam njeri i punës, Jo i kontrabandës, jo i drogës, jo i kumarit, duhanit dhe jo i rakisë. Tek ky dyqan kanë ngenë bukë kjo lagje.

Nuk e di sa lekë kam falur. Çfarë kam pasur ua kam falur. Nga zilia.  Po të ishte ashtu, unë kam pasur dy makina dhe t’ia vinte më përpara zjarrin, po pse tani, që u bënë shtatë ose tetë? U bë kjo punë. Kjo është e gjitha”, tha ai.

Pronari i makinës, kohët e fundit, jepte makina me qira dhe kjo është një  nga pistat ku policia po kryen verifikime.