Ballina Bota Makina e fundosur për 20 vjet, “fshihte” një sekret te frikshem

Makina e fundosur për 20 vjet, “fshihte” një sekret te frikshem

1

Një makinë e nxjerrë nga një lumë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka dhënë përgjigje një misteri që pushton autoritetet amerikane prej 21 vitesh.

Më 3 prill 2000 , 18-vjeçari Erin Foster dhe 17-vjeçari Jeremy Bechtel po udhëtonin në shtëpi me një makinë Pontiac Grand Am. Kjo ishte hera e fundit që dy adoleshentët u panë, pasi pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve policore të Tenesit, nuk u gjetën prova që të tregonin fatin e dy të rinjve.

Pothuajse njëzet vjet më vonë, tërheqja e një makine nga fundi i një lumi, i dha përgjigje misterit të zhdukjes së tyre.

Zbulimi i makinës në fund të lumit Calfkiller u bë nga një studiues amator që mban një kanal në YouTube dhe është i përfshirë në hetimin e rasteve të cilat kanë të bëjnë me zhdukjen e njerëzve.

Jeremy Sides filloi të eksploronte liqenet fqinje duke përdorur një hidrolokator për të lokalizuar objektet . Më vonë, vëmendja e tij u tërhoq nga ky lumë i veçantë, duke i fokusuar kërkimet e tij atje.

Me hidrolokatorin dhe një varkë të vogël, nuk vonoi shumë dhe vuri re Pontiakun në fund të lumit. Ai e kaloi natën në një furgon të vogël dhe të nesërmen në mëngjes u zhyt për t’u siguruar që ishte një makinë dhe konkretisht një Pontiac që përputhej shumë me përshkrimin e atij me të cilin dy të rinjtë u zhdukën 21 vjet më parë.

Më pas janë njoftuar autoritetet policore, të cilat kanë marrë përsipër nxjerrjen e makinës dhe gjetjet e dy mbetjeve kockore të të rinjve që u zhdukën.

Edhe pse identifikimi i dy të rinjve nuk ka përfunduar, tashmë të gjithë besojnë se 18-vjeçarja Erin Foster dhe 17-vjeçari Jeremy Bechtel humbën jetën në një aksident automobilistik.

Në fakt, duke ditur se në vitin 2000 parmakët mbrojtës që tani ndajnë rrugën ngjitur nga lumi Calfkiller nuk ekzistonin , kushtet në të cilat Pontiac u gjet në fund të lumit nuk kanë nevojë për hetime të mëtejshme.