Ballina Bota Macron bëri përgjegjës Kosovën, Vuçiç takon presidentin francez: E falenderova për qëndrimin...

    Macron bëri përgjegjës Kosovën, Vuçiç takon presidentin francez: E falenderova për qëndrimin ndaj Serbisë

    0

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar sot një takim me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

    Për mediat presidenti serb zbardhi takimin ku tha se në fokus të bisedimeve ishin hapat e mëtejshme drejt ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon.

    “Shpreha shqetësimin tim për përshkallëzimin e fundit të dhunës në ‘Kosovë dhe Metohi’ dhe e falënderova për qëndrimin dhe mbështetjen e vendosur ndaj Serbisë, në lidhje me zhvillimet e fundit në “Kosovë dhe Metohi’”, tha Vuçiç.

    Gjatë një deklarate të bërë më herët, Macron bëri përgjegjëse autoritetet e Kosovës për tensionet në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe.