Më shumë se 682 kanë mbetur të plagosur apo janë vrarë në Ukrainë si pasojë e luftës. Të dhënat i bëri të ditura qeveria e vendit me anë të një deklarate.
Sipas njoftimit, të paktën 242 fëmijë kanë ndërruar jetë si pasojë e konfliktit dhe 440 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Megjithatë, shifrat mund të jenë akoma më të larta pasi luftimet vijojnë ende në pjesë të ndryshme të Ukrainës.
Numri më i lartë i të lënduarve apo viktimave ishte në Donetsk (153), Kyiv (116) dhe Kharkiv (108).