Lufta në Ukrainë duket sikur ka hyrë në një fazë të re dhe të rrezikshme, ku Rusia po shton gjithnjë e më shumë kërcënimet për përdorimin e armëve bërthamore.
Në një bisedë në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Brenton Kotorri u shpreh që aktualisht palët janë të interesuara për të vazhduar luftën, e para sepse Putin nuk mund të kërkojë armëpushim sepse kjo do të quhej si humbje për Rusinë dhe Ukraina nga ana saj do ta përfundonte luftën vetëm duke marrë dëmshpërblime.
Duke iu referuar teorive realiste të marrëdhënieve ndërkombëtare, Kotorri u shpreh që ‘praktikisht sot, të dyja palët, janë në teorinë e lojës, ‘chickens game’ dhe ku po testohet se kush tërhiqet i pari, dhe nëse Putin do të tërhiqet, do të tërhiqej si humbës, do të kishte pasoja dhe vetë brenda Rusisë’.
Sipas ekspertit të marrëdhënieve ndërkombëtare Kotorri ‘asaj që i frikësohen më shumë Shtetet e Bashkuara, është një lëvizje e Putin në kuadër të armëve bërthamore. Shumë njerëz e marrin lehtë, një moment zhbalancimi, tryezat për paqen që kanë dështuar, por kaq lehtë perëndimi e mori dhe puyshimtin e ukraianës. Kërcënimi bërthamor është real, edhe nëse është me mundësi të pakta, është i pranishëm aty. Do të ishte hapi i fundit i kësaj lufte’.
Duke iu referuar deklaratës së Biden për Putin dhe për faktin që ai nuk bën shaka për përdorimin e armëve bërthamore, Kotorri u shpreh që: ‘sigurisht, presidenti Biden ka të drejtë, në diagnozën që i bën mendjes së Putin, por në SHBA është ulur buxheti për ndihmën që do ti japë Ukrainës, sepse shihet si një luftë e largët dhe ka kaluar nga vëmendja e njerëzve, dhe Biden po përpiqet që ta rikthejë këtë vëmendje për ti dhënë mbështetje Ukrainës’, tha Kotorri.
Nga lufta në Ukrainë është testuar funksionimi i mirë i aleancës perëndimore me NATO-n dhe sipas ekspertit të marrëdhënieve ndërkombëtare Kotorri ‘pas kësaj lufte, do të ketë një rend të katërt të sigurisë së Europë, tashmë nuk ekziston më OSBE e krijuar në 1990 për sigurinë në Europë. Ose duhet që vendet e Baltikut dhe Ukraina duhet të përfshihet në NATO. Ose një lloj sigurie tjetër ku mund të bëhet pjesë dhe Rusia’, tha Kotorri. /abcnews.al