Ballina Vendi Lindi në tualetin e QSUT-së, reagon Shoqata e Infermierëve: Nëna e re...

Lindi në tualetin e QSUT-së, reagon Shoqata e Infermierëve: Nëna e re nuk e dinte që ishte shtatzënë!

1

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me ngjarjen e pazakontë që ka ndodhur gjatë mesnatës së djeshme në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ku një vajzë e cila ka shkuar me dhimbje barku ka lindur në tualet foshnjën e saj.

E reja qe lindi ne urgjencë deklaroi që nuk ishte në dijeni për shtatzëninë – shoqata e infermiereve te Shqipërisë. Pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme ne Urgjencën polivalente të QSUT ku një e re rreth moshës 20 vjeçare e paraqitur me dhimbje barku lind ne tualetin e Urgjencës Shoqata e Infermiereve vajti në Urgjence ku mori informacione të mëtejshme të një rasti te rrallë të ndodhur në Shqipëri. Stafi deklaroi qe vajza sapo është paraqitur ne Urgjencën ka deklaruar për dhimbje te forta barku dhe fryrje barku dhe direkt është drejtuar për në tualetin e Urgjencës ku ne pak minuta ajo dhe ka kryer nje lindje në ambientet e tualetit.

Pas ndihmës së dhënë aty e reja bashke me fëmijën është shoqëruar ne ambientin e sallës së kirurgjisë ku është bërë dhe trajtimi i mëtejshëm dhe ku është kryer dhe prerja e kordonit te bebit e me pas është njoftuar stafi i maternitetit të cilët janë paraqitur dhe kane transportuar ne ambientet e maternitetit nënën me fëmijën e saj. I gjithë stafi ka mbetur i shtangur kur nëna kishte deklaruar qe nuk ishte ne dijeni te nje shtatzënie e cila ka sjell nje reagim te madh ne mes stafit dhe familjareve te vajzës. Gjithsesi i urojme shëndet te mirë nënës dhe fëmijës dhe pse nje ngjarje e tille është një këmbanë alarmi për rininë Shqiptare“, thuhet në reagimin e  Shoqatës së Infermierëve.

E reja ishte paraqitur në spital më datë 17 prill në orën 02:00 të mëngjesit pasi kishte dhimbje barku, ajo fillimisht kishte shkuar në urgjencën e sëmundjeve të brendshme, por më pas nga mjekët roje i është kërkuar që të shkojë në tualet. Sipas njoftimit të publikuar nga Shoqata e Infermierëve për shkak të krizave e reja ka lindur foshnjën e saj në tualet.