Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka paralajmëruar rritje të numrit të viktimave nga lija e majmunit.
“Pritet një rritje e numrit të vdekjeve nga lija e majmunëve”, kështu ka deklaruar sot OBSH, ndërsa thekson se komplikimet serioze ende janë të rralla.
Ndërkaq deri më tani nga lija e majmunit janë shënuar dy viktima, një në Spanjë dhe një në Brazil.
“Duke pasur parasysh përhapjen e vazhdueshme të lisë së majmunëve në Evropë, ne presim më shumë vdekje,” tha në një deklaratë Catherine Smallwood, menaxherja e urgjencës në OBSH për Evropën.
Më tej ajo shtoi se qëllimi duhet të jetë parandalimi i transmetimi të këtij virusi për të mos lejuar përhapjen në Europë.
(BalkamWeb)