Ballina Vendi  Familja me 5 anëtarë rrezikon jetën duke kaluar përroin me makinë

 Familja me 5 anëtarë rrezikon jetën duke kaluar përroin me makinë

4

Një tragjedi është shmangur pak minuta më parë në fshatin Kaluer të njësisë Ungrej, Lezhë.

Një familje prej 5 anëtaresh kanë tentuar të kalojnë anën tjetër të përroit me makinë.

Niveli përroit dhe rrjedha e fortë ka izoluar makinën duke lënë të bllokuar 5 personat të cilët ishin brenda. Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë bërë të mundur daljen e tyre nga makina duke ju shpëtuar jetën.

Banorët të cilët kanë ju kanë ardhur në ndihmë bëjnë me dije se po ktheheshin nga një ceremoni varrimi.