Ballina Bota Lavrov: Rusia është e hapur për bisedime me Perëndimin për luftën në...

    Lavrov: Rusia është e hapur për bisedime me Perëndimin për luftën në Ukrainë.

    1

    Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë një interviste për televizionin shtetëror rus, ka deklaruar se Moska është e hapur për bisedime me Perëndimin për luftën në Ukrainë, por shtoi se deri më tani nuk ka pranuar ndonjë propozim serioz për negociata.

    Lavrov u shpreh se: “Ne nuk kemi pranuar asnjë ofertë serioze për komunikim”.

    Ai tha po ashtu se Rusia nuk do të refuzojë ndonjë takim midis presidentit rus, Vladimir Putin, dhe presidentit amerikan, Joe Biden, gjatë takimit të ri të G20-s. Kryediplomati rus tha se nëse ka ndonjë propozim për takimin Putin-Biden, Moska do ta shqyrtojë.

    “Ne vazhdimisht kemi thënë se ne nuk refuzojmë asnjëherë takime. Nëse ka ndonjë propozim, ne do ta shqyrtojmë”, u shpreh më tej Lavrov.

    Duke komentuar për mundësinë që Turqia të ndërmjetësojë bisedimet midis Rusisë dhe Perëndimit, Lavrov tha se Moska ka vullnet që të dëgjojë çdo sugjerim, por tha se nuk mund të deklarohet se këto përpjekje mund të prodhojnë zgjidhje.

    Së fundmi janë rritur tensionet mes Moskës dhe Kievit. Shpërthimi që ndodhi në urën që lidh Rusinë dhe Krimenë, solli bombardime mëngjesin e së hënës në Kirv dhe në të gjithë territorin e Ukrainës.