Japonia ka risjellë një festival që nuk është zhvilluar që prej kohës së pandemisë, bëhet fjalë për festivalin “foshnja sumo qaramane”, e cila është një traditë shekullore.
Stafi i veshur me maska të frikshme përpiqet t’i bëjë të qajnë foshnjat konkurruese dhe foshnja e parë që shpëthen në të qara shpallet fituese.
Dhjetëra foshnja japoneze qanin u përballën në këtë ritual tradicional që besohet se u sjell shëndet të mirë foshnjave, i cili u kthye për herë të parë në katër vjet pas pandemisë.
Çiftet e të vegjëlve të veshur me përparëse ceremoniale sumo u mbajtën nga prindërit e tyre dhe u përballën me njëri-tjetrin në unazën e sumos në Tempullin Sensoji në Tokio të shtunën.
“Ne mund të dallojmë gjendjen shëndetësore të një foshnjeje duke dëgjuar mënyrën se si qan. Sot ajo mund të nervozohet dhe të mos qajë aq shumë, por unë dua ta dëgjoj duke qarë të shëndetshme”, tha Hisae Watanabe, nëna e një fëmije tetë muajsh.
“Sumoja qaramane” mbahet në faltore dhe tempuj në mbarë vendin, për kënaqësinë e prindërve dhe të shikuesve.