Ballina Bota Kush janë miliarderët e zhdukur në bordin e nëndetëses që po eksploronte...

    Kush janë miliarderët e zhdukur në bordin e nëndetëses që po eksploronte Titanikun

    1

    Ekipet amerikane dhe kanadeze po vijojnë punën për të bërë të mundur shpëtimin e 5 personave që ndodheshin në bordin e nëndetëses.

    Mbetjet e Titanikut ndodhen rreth 435 milje (700 km) në jug të St John’s, Newfoundland, dhe misioni i kërkim shpëtimit po vlerësohet tepër i vështirë.

    Kush janë personat që ndodhen në bordin e nëndetëses?

    • Hamish Harding, një eksplorues dhe biznesmen britanik 58-vjeçar, i cili është kryetar i firmës së avionëve “Action Aviation”
    • Biznesmeni miliarder pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleman
    • Është raportuar gjerësisht se Stockton Rush, CEO i OceanGate – kompania që organizoi misionin – është në bord gjithashtu.
    • Eksploruesi francez 73-vjeçar, Paul-Henry Nargeolet, mendohet të jetë gjithashtu në bord, sipas një postimi në Facebook nga Harding para fillimit të zhytjes.

    Sipas ekspertëve nëndetësja ka 70-96 orë oksigjen të mbetur, duke nisur nga ora 17:00 me orën lokale të së hënës.

    Nga të dhënat paraprake duket se nëndetësja ka pësuar një defekt dhe ka përfunduar në fund të oqeanit.