Ballina Bota Kush do ta drejtojë NATO-n pas largimit të Stoltenberg? Mes emrave të...

    Kush do ta drejtojë NATO-n pas largimit të Stoltenberg? Mes emrave të përfolur edhe Von der Leyen

    1

    Largimi i Jens Stoltenberg në fund të shtatorit 2023 nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, ka bërë që Aleanca të mendojë seriozisht për zëvendësimin e tij.  Stoltenberg largohet pas 9 vitesh në krye të NATO-s, ndërsa mandati i tij u zgjat dy herë, ku për herë të fundit ndodhi për shkak të luftën në Ukrainë.

    Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen është një nga emrat më të përfolur për të qenë kryetarja e ardhshme e NATO-s. Mandati i saj si presidente e Komisionit të BE- së nuk përfundon deri në vitin e ardhshëm dhe nuk ka ende ndonjë deklaratë zyrtare për ta zëvendësuar atë në muajin e ardhshëm, ku pritet të dalin kandidatët.

    Megjithatë, burimet në Mbretërinë e Bashkuar kanë shprehur shqetësime për përshtatshmërinë e Von der Leyen duke përmendur historinë e saj të dobët në krye të Forcave të Armatosura të Gjermanisë.

    Sipas “The Telegraph” emrat e tjerë që përfliten për të qenë në krye të NATO-s janë edhe Ben Wallace , Sekretari britanik i Mbrojtjes. Mark Rutte, kryeministri i Holandës dhe Chrystia Freeland, zëvendëskryeministrja kanadeze, janë gjithashtu emra të përmendura për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

    Freeland nuk ka gjasa të mbështetet nga SHBA-ja, sipas “The Telegraph”, ndërsa Rutte mund të jetë shumë “djallëzor” në politikën e mbrojtjes për të kënaqur shtetet baltike që ndihen nën kërcënim nga agresioni rus.

    Diplomatët amerikanë gjithashtu mendohet të jenë të pakënaqur për idenë e zhvendosjes së Von der Leyen nga BE në NATO, pasi Shtëpia e Bardhë preferon që dy blloqet të jenë të ndara.

    Ndërsa tabloidi “The Sun” shkruan se kryeministrja e Estonisë , Kaja Kallas, gjithashtu është këshilluar për këtë detyrë, por thuhet se e ka përjashtuar veten pasi ajo shikon kërcënimin e Rusisë në kufijtë e saj.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s emërohet në një sistem të unanimitet midis shteteve aleate, duke i dhënë secilit vend një veto efektive. Por në realitet, kryetarja e organizatës zgjidhet përmes negociatave dhe diskutimeve të gjera ndërmjet shteteve anëtare, ku peshë të madhe që i jepet edhe pikëpamjes së Shteteve të Bashkuara.

    /rtsh.al/