![](http://tvkombi.com/wp-content/uploads/2022/05/pol-2.jpg)
Fier, Në lidhje me një video të publikuar në një faqe në rrjetet sociale, ku thuhet se disa shtetas të rinj përplasen me Policinë në Fier, ju informojmë se: Në datë 02.05.2022, rreth orës 19:45, në sheshin “Fitorja”, Patrulla e Përgjithshme i ka kërkuar dokumentacionin e automjetit tip “Benz”, shtetasit A. C., 21 vjeç, banues në Dërmënas, Fier, i cili i ka kundërshtuar dhe nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të Policisë. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier shtetasin A. C. dhe në përfundim të veprimeve, 21-vjeçari është proceduar penalisht për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.