Ballina Vendi Kthimi me kapitale dhe përvoja nga emigracioni kanë rritur zhvillimin ekonomik të...

Kthimi me kapitale dhe përvoja nga emigracioni kanë rritur zhvillimin ekonomik të bashkisë së Fierit, por edhe rritur numrin e të punësuarve.

1

Kushtet e krijuara nga investimet e bashkisë bëjnë që fermerët të jenë edhe përfitues të skemave kombëtare të ndihmës në bujqësi. Janë me qindra rastet e kthimit të emigrantëve nga jashtë në vendlindje për të investuar kapitalet dhe eksperiencat e fituara ndër vite.

Ato janë investime në fusha të ndryshme të ekonomisë, si në bujqësie, pikat e përpunimit të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale, në njësoi shërbimi me kapacitete të konsiderueshme prodhimi, por edhe me një numër të punësuarish duke ndikuar kështu në drejtim të zbutjes së papunësisë në bashkinë e Fierit. Një ndër këto raste është dhe ai i fermerit Elton Meço nga fshati Daullas i cili pas 10 vitesh emigrim në Itali ku punonte në serat me vreshta, u kthye në vendlindje dhe me kursimet e mbledhura mendoi të ndërtonte një serë me hardhi.

Sot ai zotëron një sipërfaqe prej katër dynymë në tokën e tij me këtë. Falë përvojës së marrë në shtetin fqinj dhe kushteve klimaterike në zonë prodhimi ishte i mbarë. Eltoni e shtoi sipërfaqen e serave vit pas viti dhe sot ka një sipërfaqe prej 2 hektarë sera me hardhi. Pjesën më të madhe të prodhimit rreth 80% shkon për eksport dhe pjesa tjetër shkon ne tregun vendas. Eltoni nuk e mohon që fillimi ka qenë i vështirë në mënyrë të veçantë për gjetjen e tregut shprehet Meço, por krijimi i pikave të grumbullimit ua ka lehtësuar punën dhe tregu është i sigurt për të gjithë fermerët që kultivojnë hardhi në këtë zone.

Duke ndjekur traditën e familjes dhe fale përfitimit nga skemat e subvencionimeve Eltoni përveç sipërfaqeve me sera ka shtuar edhe 20 hektar toka te mbjellë me drithë dhe një pjesë të madhe të tokave i ka mare me qira. Fermerët ndihen të mbështetur edhe nga investimet që bashkia e Fierit ka kryer ndër vite drejt përmirësimit të sistemit të vaditjes dhe kullimit duke i bërë ata të synojnë akoma më shumë në bizneset e tyre.

/Tv Kombi/