Ballina Vendi Kryetari Subashi fton fermerët dhe bizneset në ngritjen e ndërmarrjeve të përbashkëta...

Kryetari Subashi fton fermerët dhe bizneset në ngritjen e ndërmarrjeve të përbashkëta në fushën e prodhimit bujqësor, përpunimit dhe grumbullimit si një element shumë i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

2

Kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi ka shprehur gatishmërinë e pushtetit vendor për të bashkëpunuar me fermerët, bizneset individuale për të realizuar projekte të përbashkëta mes tyre. Kjo ka qenë edhe një ndër porositë e kryeministrit Edi Rama në fund tetorit të vitit të kaluar ku iu ka kërkuar fermerëve për të bashkëpunuar me kryetarin e bashkisë në drejtim të këtyre projekteve të ngritjes dhe funksionimit të tregjeve.

“Kemi nevojë për një sistem të ri tregjesh që të jenë në dispozicionin tuaj. Kemi pesë të parët që janë projektuar, financuar. Ashtu sikundër gjëja që në fund kryetarët e bashkive e kanë kuptuar pasi më ka vajtur goja mbrapa, bashkinë për të ndërtuar pika grumbullimi, aty ka nevojë pa ndenjur dhe të presim kur të vijë një sipërmarrës të ndërtojë.”-ka evidentuar kryeministri Rama duke theksuar se mes tyre dhe bashkisë duhet të vendoset një urë bashkëpunimi ku sipas kryeministrit të ulen me kryetarin e bashkisë, “ju të vini një lek, kryetari i bashkisë të vendosë tre lekë dhe të organizoheni.”

Ndërkohë në parashikimet e kryebashkiakut Subashi synohen projekte në drejtim të përpunimit dhe grumbullimit të produkteve bujqësore, ku katër prej të cilave janë të tipit frigoriferik. “Jemi të gatshëm si bashki të formojë edhe ndërmarrje të përbashkëta me fermerët dhe me biznese të caktuara në fushën e prodhimit bujqësor, përpunimit dhe grumbullimit për t’i dhënë hov zhvillimit të bujqësisë si një element shumë i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.”Ka bërë të ditur Subashi më parashikimet e tij për drejtimin në vijim të bashkisë së Fierit.

Ndërkohë që në drejtim të shfrytëzimi të sipërfaqeve bujqësore del domosdoshmëri që në sajë të zhvillimeve dhe investimeve në sistemin e kanalizimit të vaditjes dhe kullimit synohet shfrytëzimi i çdo metri katrorë tokë bujqësore duke i dhënë fund një herë e përgjithmonë lënien djerrë të sipërfaqeve bujqësore./Tv Kombi/