Ballina Vendi Kryetari në detyrë i Himarës, Jorgo Goro paraqitet në SPAK

Kryetari në detyrë i Himarës, Jorgo Goro paraqitet në SPAK

20

Jorgo Gora ka mbërritur në SPAk pas kallëzimit të bërë nga Fredi Beleri, i cili e akuzon për shpërdorim detyre. 

KALLËZIM PENAL

KALLËZUES: Dhionisios Alfred Beleri, i biri i Petros dhe Kasiani, dtl. 09.08.1972, lindur dhe banues në Himarë, me shtetësi shqiptare dhe greke, aktualisht ne masën e sigurimit “arrest ne burg”.

OBJEKTI: Ndjekjen penale për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të parashikuara nga nenet, 248, 258 të Kodit Penal.

TE KALLEZUAR: Jorgo Goro ish Kryetari i Bashkisë Himarë, në cilësinë e Titullarit të Autoritetit Kontraktor,  Arqile Bollano, Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Mirëmbajtjes, Gentian Stratoberdha Drejtues i Drejtorisë së Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit.

Unë kallëzuesi, Dhionisios Alfred Beleri Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, kam marrë dijeni për raportin përfundimtar të Auditimit të kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për periudhën nga data 01.10.2019 deri më 31.05.2021.

Kam konstatuar se ky raport ka evidentuar një numër të madh të shkeljes së ligjeve prej drejtuesve të Bashkisë Himarë që vijojnë të jenë në detyrë si edhe specialistëve dhe punonjësve të ndryshëm që konsistojnë veçanërisht në procedurat e tenderimeve publike, mosmbledhjes së të ardhurave, mospasqyrimit të drejtë të të ardhurave dhe debive në buxhetin e bashkisë dhe në dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin apo mos marrjen e masave për ndëshkimin e shkeljeve të mëparshme për subjekte të caktuar që kanë ndërtuar pa leje apo kanë detyrime financiare ndaj bashkisë Himarë.

Konkretisht :

1- Në pasqyrat financiare të vitit 2020, gjendja e llogarisë debitorë 468 “Debitorë të ndryshëm”, paraqitet me vlerë kontabël 137,747,839 lekë. Gjendja e kësaj llogarie për këtë vlerë është e pa ndryshuar nga viti 2019. Shqiptarja.com