Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i janë bashkuar pak më parë protestës opozitare. Më herët, Berisha, po ashtu edhe Meta, kanë bërë thirrje në rrjete sociale që qytetarët t’i bashkohen kësaj proteste. Ndërkaq brenda po mbahet mes tensionesh seanca e Kuvendit.
Para parlamentit vijon ndërkohë protesta e organizuar nga opozita. Aty janë janë mbledhur dhjetëra qytetarë me pankarta në duar.