Ballina Vendi Kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi ka diskutuar me socialistët e...

Kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi ka diskutuar me socialistët e Cakranit çfarë kanë bërë së bashku që prej vitit 2015 dhe çfarë problematikash shqetësojnë komunitetin e këtyre fshatrave aktualisht.

1

Një sërë takimesh zinxhirë ka zhvilluar kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi me socialistët në të gjitha fshatrat e njësisë administrative të Cakranit. Aktualisht në këtë njësi përfshihen 12 fshatra, të cilat shquhen për kultivimin e ullirit më së shumti, por edhe shfrytëzim të tokave bujqësore me të mbjella relativisht me rendimente shumë të mira. Edhe në këtë njësi vendore që nga viti 2015 ka fryrë era e ndryshimeve të cilat janë mëse të prekshme për komunitetin.

Pikërisht kjo periudhë kohore 2015-2023 ka qenë në qendër të diskutimeve me socialistët e kësaj njësie, ku jo vetëm janë evidentuar arritjet, por janë pikasur mangësitë dhe kërkesat për në vijimin. Janë një sërë shërbimesh cilësore tashmë për nxënësit e shkollave me mjedise të rikonstruktuara në çdo fshat të kësaj njësie duke krijuar kushte komode për të gjithë grupmoshat e nxënësve të shkollave.

Gjithashtu njësia administrative Cakran ka qenë përfituese e një sërë investimesh nga buxheti i bashkisë, por edhe nga qeveria shqiptare përsa i përket investimeve në godinat e shërbimit shëndetësor me një përmirësim të ndjeshëm të këtij shërbimi kaq i nevojshëm për komunitetin. Edhe vetë iniciativat e banorëve të zonës ka bërë që të kenë veprimtarinë e tyre disa fabrika të përpunimit të ullirit dhe vajit dhe që së shpejti do të jetë një biznes shumë fitimprurës pasi po punohet për të siguruar një treg të sigurt në shtetin fqinj, në Itali.

Me mjaft interes është pritur nga banorët përfshirja e Cakranit në listën e “100 fshatrave” qendrat e të cilave janë urbanizur dhe modernizuar. Në projekt parashikohet ndërtimi i një shëtitoreje, vendosja e ndriçimit dhe mjediseve shlodhëse, shtimi i gjelbërimit, etj, në të gjithë sipërfaqen e qendrës e cila tashmë ka marrë fund. Një pjesë e saj është dhe ndërtimi i unazës që do të mundësojë qarkullimin e mjeteve motorike duke shpëtuar këtë investim nga amortizimi.

Po ashtu një pozitivitet kanë sjellë investimet në Cakran në zbatim të projekteve të investimeve në ndërtimin e rrugëve lidhëse. Zbatimi i këtij projekti krijon mundësi të mëdha jo vetëm për lëvizjen e banorëve nga njëri fshat në tjetrin, por sjell edhe më shumë akses për fermerët për të qenë sa më pranë sipërfaqeve të tyre të punueshme bujqësore.

Ndërtimi i rrugëve rurale lidhëse parashikon ndikim në rritjen e potencialit të aktiviteteve bujqësore, blegtorale dhe turistike të kësaj zone Sipas tij është një përfitim shumë i madh për banorët realizimin i këtyre investimeve, por ato forcojnë kapacitetin e pushtetit vendor në drejtim të menaxhimit të aseteve rrugore rurale lokale. Ky investim është kryer nga buxheti i bashkisë së Fierit, për të bërë të mundur punimet e fermerëve dhe t’u vijë sa më shumë në ndihmë në zonën e Cakranit. Por ai nuk është i vetmi, por është pasur nga investime të tjera që synojnë të shtrihen në të gjitha rrugët lidhëse të fshatrave.

/Tv Kombi/