Ballina Lajme Kryebashkiaku Subashi: Bashkia e Fierit me mbështetjen e qeverisë, kryeministrit Rama do...

Kryebashkiaku Subashi: Bashkia e Fierit me mbështetjen e qeverisë, kryeministrit Rama do të jetë një model suksesi dhe qytet që zhvillohet ditë pas dite.

1

Përballë të pranishmëve pjesëmarrës të Asamblesë së Zgjeruar të Partisë Socialiste kryebashkiaku Armando Subashi ka bërë një pasqyrë të punëve të kryera gjatë viteve të mandateve të tij në krye të bashkisë së Fierit. Ai ka pohuar se reforma territoriale, është një nga arritjet e qeverisjes socialiste duke bërë të mundur shërimin e shumë plagëve që ishin atyre prej vitesh.

Sipas tij Rilindja Urbane ka bërë të mundur të zgjidhen shumë nga problematikat më të mprehta të bashkisë duke filluar nga qendra e qytetit e deri në fshatrat e njësive administrative. “Besoj që biem dakord që shumë nga problemet që janë gjetur në 2015, sot nuk ekzistojnë më ose ekzistojnë shumë pak, por kjo nuk do të thotë që puna dhe lufta jonë ka mbaruar. Përkundrazi ne vemi në 14 maj ballëlartë me arritje dhe program të qartë për Fierin e së ardhmes.

Unë jam i bindur që bashkia e Fierit me mbështetjen dhe të qeverisë shqiptare, të kryeministrit Rama do të vazhdojë të jetë një model suksesi dhe një qytet që zhvillohet ditë pas dite. Duke ju drejtuar asamblistëve të pranishëm në këtë takim përmbyllës të përzgjedhjeve të kandidatëve për këshillin bashkiak Subashi do të pohonte : “Ju jeni çelësi kryesor i këtij suksesi, sepse pa punë, angazhim, përkushtimin tuaj Fieri nuk do të ishte kryeqyteti i socialisteve dhe PS nuk do të ishte ajo që është sot në Fier e për rrjedhojë, dhe pa më të voglin dyshim, nuk do të ishim bërë gjithë këto punë dhe transformimet e mëdha të qytetit tonë, sepse ndryshe nga kundërshtarët tanë politikë që në rastin më të mirë flenë gjumë, dhe në rastin më të keq vetëm shkatërrojnë, ne socialistët jemi fuqia e ndryshimit.”

Aktualisht pas asfaltimit të rrugëve kryesore në qytet dhe njësitë administrative tashmë po operohet me rrugët e brendshme në fshatrat kryesore të tyre. Në projektet madhore të bashkisë së Fierit janë dy të tilla përfitues të të cilëve janë dhe banorët e 16 fshatrave të fushës për furnizimin me ujë të pijshëm që fillon nga pjesa e Pishë-Poros në grykëderdhjen e Vjosës deri në fshatin më të fundit në Sektor të Semanit, që përfshijnë brenda vetes tre njësi administrative të Levanit, Dermenas dhe Topojën, por edhe zhvendosjen e vendburimit nga Pishë-Poro drejt Çervenit aty ku aktualisht janë shumica e puseve prej nga furnizohet qyteti i Fierit dhe më gjerë duke i paraprirë kështu zhvillimeve të ardhshme në zonën bregdetare. Një tjetër projekt me rëndësi është rruga e Semanit nga hekurudha deri te pishat në bregdet të cilit i ka përfunduar një element ura e madhe mbi kolektorin e Roskovecit, ndërkohë që investimi në qendrën e Dermenasit duke qenë një shembull se si do të vazhdojë ky projekt me elementët e korsive të biçikletave, me trotuare, ndriçim nga fillimi deri në fund të tij.

Ky investim shkon në rreth 20 milion euro. Kryebashkiaku Subashi e ka fokusuar fjalën e tij në disa pika kryesore, që sipas tij janë me rëndësi jetike për këtë njësi administrative. Ai është ndalur në investimet në kopshtet, shkollat, çerdhet dhe qendrat shëndetësore, investimet në kanalet vaditëse dhe kulluese, rrugët rurale të lidhura me njëra-tjetrën kanë një rëndësi jetike për fshatin duke ndikuar drejtpërdrejtë në shitjen e produkteve bujqësore. Subashi ka garantuar banorët e Fierit që rruga e nisur e investimeve nuk ka mbaruar, përkundrazi ajo do të vazhdojë edhe në vitet që vijnë.

Drejtuesi politik i PS në qarkun e Fierit deputeti Taulant Balla ka përmendur punët e mira që janë bërë në bashkinë e Fierit, duke përmendur faktin që në këtë bashki janë kryer punët në mënyrë të planifikuar duke qenë kështu një model në gjithë vendin./Tv Kombi/