Ballina Lajme Balla: Më 26 mars në mbledhjen e kryesisë së PS në emrin...

Balla: Më 26 mars në mbledhjen e kryesisë së PS në emrin tuaj do të propozojë Armando Subashin si kandidat për zgjedhjet e 14 majit në bashkinë e Fierit.

1

Armando Subashi do t’i propozohet kryesisë së PS për të qenë kandidati për zgjedhjet e 14 majit për bashkinë e qytetit të Fierit. Kjo fjali është shqiptuar nga drejtuesi politik i PS-së për Qarkun e Fierit, Taulant Balla në asamblenë e zgjedhur të socialistëve fierakë duke e mbështetur këtë propozim në punët e mëdha që janë bërë në këtë bashki nga kryebashkiaku Armando Subashi përgjatë dy mandateve të tij. Si dhe në të gjitha takimet e zhvilluara në bashkinë e Fierit, Balla e ka cilësuar bashkinë e Fierit modeli më të mirë sesi punonte, ky konstatim duke njohur punët e bëra në të gjitha bashkitë e tjera të vendit.

Ai iu është drejtuar të pranishmëve në këtë asamble se në këto zgjedhje shkohet me objektivin për një fitore bindëse që është përgjigjja më e mirë, që mund t’u jepet kundërshtarëve të socialistëve si për Saliu me Ilirin. “Shqipëria sot ka nevojë në çdo cep të territorit që t’i japim një votë Edi Ramës, Partisë Socialiste, jo vetëm për të çuar përpara ato që kemi nisur, por edhe për të konsoliduar ato që janë arritur gjatë këtyre viteve.” Ka theksuar në fjalën e tij Balla.

Ai do të kërkonte që rezultatin e 14 majit nuk do ta matnin me votat që do të marrin kundrejt kundërshtarit, por ai do të krahasohet me objektivin socialist që është i qartë që në vitin 2025 të fitohen 10 mandate në qarkun e Fierit. Balla ka falënderuar popullin e Fierit për mbështetjen që i ka dhënë PS gjatë këtyre viteve dhe e ka shndërruar Fierin në kryeqytetin e kësaj force politike. “Më 26 mars do të mbledhim kryesinë e Partisë Socialiste ku do të miratojmë kandidatët tanë.

Me lejen dhe mbështetjen tuaj, unë do të propozoj Armandon si kandidat për kryetar bashkie. Duhet të jemi të bashkuar me njëri – tjetrin, sepse tashmë nuk ka më pushim!”,- është shprehur balla përballë asamblistëve të Partisë Socialiste të Fierit. Ai do të theksonte se kundërshtarët përballë socialistëve janë lehtësi, ndërsa për Shqipërinë janë një e keqe e madhe nga e cila duhet të shpëtojmë një herë e përgjithmonë./Tv Kombi/