Vazhdojnë punimet në qendrën e njësisë administrative Libofshë në kuadër të zbatimit të projektit të “100 fshatrave” në vendin tonë. Aktualisht është duke u punuar me intensitet në unazën e fshatit Libfoshë që do të krijojë kështu lehtësimin e qarkullimit në qendër të saj, por edhe marrjen e një hapësirë më të madhe të lëvizjeve të banorëve dhe mjeteve motorike.
Në inspektimin e punimeve të planifikuara sipas projektit kryetari i bashkisë Armando Subashi ka treguar ecuritë e punimeve në këtë unazë, ku së pari janë përfunduar trotuaret e saj, për të vazhduar më pas me shtrimin e rrugës sipas etapave të saj për të kaluar në asfaltimin përfundimtar.
Subashi ka treguar se në këtë unazë kanë përfunduar punimet nëntokësore, ato të kanalizimeve të ujërave të zeza ndërkohë që është punuar dhe me sistemin e shimbledhësve ndërkohë që shumë shpejt pritet të fillojë dhe sistemi i ndriçimit mbështetur në projektin e kësaj qendre.
Realizimi i shpronësimeve me një ritëm më të shpejtë do të siguronte lehtësimin e punimeve të mëtejshme të këtij projekti me qëllim krijimin e një sheshi social në qendër të fshatit të Libofshës. Përfundimi i unazës do të krijojë mundësi për bllokimin e sheshit dhe kryerjen e punimeve në tërësinë e tyre, pasi në rast të kryerjes paralelisht të punimet në të dy frontet do të shkaktohej një problematikë e madhe në drejtim të qarkullimit të banorëve dhe të automjeteve.
Në këtë projekt janë të parashikuara rivitalizimi i lapidarëve duke qenë se Libofsha ka një histori me peshë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare./Tv Kombi/