Krimi në familje në fshatin Vidhisht në Roskovec tronditi opinionin publik, ku vjehrri vrau nusen e djalit dhe më pas u vetëvra.
Vjehrra e Merushes ka dhënë në intervistë për emisionin ‘Me Zemër të Hapur’ të autores Evis Ahmeti në News24.
Ajo ka treguar detaje rrëqethëse dhe të rënda të historisë së saj, ndërsa ka treguar se Xhavari, bashkëshorti i saj ka qenë një njeri i dhunshëm dhe se e ka dhunuar.
Po ashtu ajo ka treguar se me njërën nga vajzat nuk fliste prej 12 vitesh , pasi ishte larguar nga shtëpia për shkak se donte një djalë dhe i ati nuk e pranonte. Kjo ka bërë që vajza të largohet nga shtëpia për të mos u kthyer gati 12.
Edhe në rast ajo tregon se Xhevahiri e kishte rrahur.
Pjesë nga intervista.
A ka përdorur Fatjoni Dhunë ndaj Xhevahirit?
Vjehrra e Merushes: Nuk e ka dhunuar .
Po xhevahiri ndaj Fatjonit?
Vjehrra e Merushes: Llafe bënin
Ti je dhunuar nga ai?
Vjehrra e Merushes: Unë po, e kam kaluar shumë ke, po mendoja për fëmijët. Ka qenë i ashpër edhe më fëmijët
Po edhe më vajzat
Asnjëherë nuk e ke denoncuar?
Vjehrra e Merushes: Jo nuk më linte mua ai, më ka dhunuar. Dy herë më çau kokën. me bisht kose, gjaku lëmë, Në herë kur po e përcillja me dele më rrahu.
E shikonin komshinjtë?
Vjehrra e Merushes: Po , nuk i fliste dot njeri, nuk i flisnin dot
Përse nuk flisnin me vajzën e vogël?
Vjehrra e Merushes: Donte një dhe iku me dashuri, dhe për atë më ka rrahur shumë për shkak se iku. Kishte 12 vite pa folur, nuk e qaste ai,
As ju nuk flisnit?
Vjehrra e Merushes: Jo , nuk kam pasur asnjëherë në telefon , nuk më linte. Policët vinin këtu ikin sërish.
Ju ka dhënë para?
Vjehrra e Merushes: Jo. nipçen donte ta takonte.
Mirushja i kishte marrëdhëniet mirë me djalin e Fatjonit?
Vjehrra e Merushes: Po e merrte. Ai edhe për çupën e madhe që iku fliste keq. Edhe për Merushën ashtu thoshte, nuk është për ne nuk është për fshat.
Unë erdha kot, Merushja atë ditë edhe me mua nuk dilte jashtë. Një herë ka pirë kafe me mua, Ajo rrinte brenda e kyçur dhe me mua nuk e hapte derën rrinte kyçur. Kur vinte Fatjoni dilte . E mbante vetë, kishte frikë nuk e di,. Unë kur erdha e pashë të shtrirë dhe më pas erdhën të gjithë.
Ju keni dhënë një intervistë duke pastruar gjakun e Merushes?
Vjehrra e Merushes: Asnjë nuk vinte dorë atje, asnjë nuk e fshinte, kush do ta bënte.
Kur erdhe te dera nuk kishte shenja jete Merushja?
Vjehrra e Merushes: Jo .
Me çfarë e kishte vrarë?
Vjehrra e Merushes: Pamë vetëm sfurkun, e gjeti nipçja.
Ish-nusja e Fatjoni ka qenë në varrim. Te varrezat ishte , kishte ardhur me atë atin.
Në gjithë këtë ngjarje për këtë të erdhi më shumë keq?
Vjehrra e Merushes: Edhe nusja ishte e mirë, për Fatjonin, për çunin, për ne nuk ishte.