Përgjatë dy mandateve të tij qeverisëse në drejtim të bashkisë së Fierit kryebashkiaku Armando Subashi ka pasur në fokus të objektivave të tij mushkëritë e gjelbrat të kësaj bashkie. Me problematika të ndjeshme në këtë drejtim, me një fushë grumbullimi tepër problematike, me një zonë në qendër me mbetje dhe problematikë për banorët rreth zonës së ish Fabrikës së miellit, me lulishte të shkretuara dhe pemë dekorative pa jetë, ka qenë situata në të cilën e gjeti bashkinë e Fierit që në mandatin e parë.
Me ambicie dhe projekte të qarta në këtë drejtim filloi në mënyrë intensive ndryshimi hap pas hap duke sjellë për qytetarët jo vetëm hapësira të blerat, por sipërfaqe të shfrytëzuara për të gjithë grupmoshat. Parku Qendror i cili është i vetmi i këtij lloji në Fier shtrihet në një hapësirë 17 mijë metra katrorë ku ka shumë gjelbërim, rikonstruksione fasadash e rruge, ndriçim rruge, kanalizime mbi dhe nëntokësore ndërkohë që ish-fabrika e miellit e ndërtuar që në vitin 1930 u shndërruar në galerinë e arteve “Vilson Kilica”.
Investime janë kryer në ish- fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane e cila është përgatitur për t’u shndërruar në një nga zonat më tërheqëse në qytet falë projektit të gjelbërimit, rrugë e vendeve shlodhëse mjediseve të shërbimeve publike. Pylli i Levanit ose siç e quajnë ndryshe, mushkëria e Fierit ndodhet mes aksit Fier-Levan me një distancën nga qendra e qytetit vetëm 5 km. Pylli është shndërruar në destinacion për qytetarët të cilët përfitojnë bujarinë e natyrës.
Kurora e lumit Seman është një nga pasuritë e bashkisë së Fierit me natyrë autoktone ku në një sipërfaqe 44 hektarë kemi një biodiversitet të rrallë. Këto pasuri të krijuara tashmë jo vetëm po pasurohen me numër drurësh, shkurreve dekorative, por kërkohet ruajtja e tyre nga ana e komunitetit fierak.