Ballina Lajme Masakra e Reçakut/ Xhaçka: Kujtimi i burrave, grave dhe fëmijëve të vrarë...

Masakra e Reçakut/ Xhaçka: Kujtimi i burrave, grave dhe fëmijëve të vrarë nga regjimi serb kërkon ende drejtësi dhe pajtim

1

Në 24-vjetorin e masakrës së Reçakut të kryer nga ushtria serbe, ministrja për Europën e Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka deklaruar se kujtimi i mijëra burrave, grave dhe fëmijëve të vrarë në krime të tjera të panumërta të luftës të kryera nga regjimi serb në Kosovë kërkon ende drejtësi dhe pajtim.

Sipas ministres Xhaçka kjo ngjarje shërben edhe si një kujtesë e fuqishme se sa e nevojshme është që i gjithë rajoni të punojë për një të ardhme të paqtë.

Përkujtojmë sot me nderim 𝟰𝟱 burrat, gratë dhe fëmijët e pafajshëm që u masakruan në Raçak nga regjimi serb, në një akt të vrasjes së qëllimshme dhe pa dallim. Sot kujtimi i tyre dhe kujtimi i mijëra burrave, grave dhe fëmijëve të vrarë në krime të tjera të panumërta të luftës të kryera nga regjimi serb në Kosovë, kërkon ende drejtësi dhe pajtim. Por, gjithashtu shërben si një kujtesë e fuqishme se sa shumë i gjithë rajoni ynë duhet të punojë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të paqtë dhe me prosperitet, e qeverisur me një filozofi që refuzon mentalitetin e genocidit i cili ishte përgjegjës për masakrën në Reçak”, shkruan Xhaçka.rtsh.al/