Ballina Vendi Kreu i SPAK dhe BKH-së vizitë në SHBA/ Takohen me DASH, FBI-në...

Kreu i SPAK dhe BKH-së vizitë në SHBA/ Takohen me DASH, FBI-në dhe DEA-n

1

Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, së bashku me prokurorin e posaçëm, Vladimir Mara dhe Drejtoreshën e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Veizaj janë në një vizitë zyrtare në Washington të SHBA-së. Gjatë vizitës që zgjat një javë, ata do takohen me zyrtarë të Departamentit Shtetit, Departamentit të Drejtësisë, FBI, DEA dhe institucione të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA.

Qëllimi i vizitës është prezantimi i SPAK dhe arritjeve të tij, si dhe forcimi i bashkëpunimit të SPAK me institucionet e zbatimit të ligjit në SHBA, me synim rritjen e intesitetit të ushtrimit të ndjekjes penale ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve kriminale në Shqipëri.