Ballina Vendi Kremenari, Mallakaster/Fshati piktoresk ne majen e kodres qe ja vlen ta vizitoni...

Kremenari, Mallakaster/Fshati piktoresk ne majen e kodres qe ja vlen ta vizitoni ne fundjave

4

A keni dëgjuar ndonjëherë për Kremenarin!? Ky fshat shtrihet në majën e një kodre, më shumë se 420 metër mbi nivelin e detit. Pamja që të ofrohet në fshatin Kremenar është me të vërtetë mbreslënëse, pasi mund të shohësh luginën e Vjosës.Në Kremenar ndodhet 𝙎𝙝𝙥𝙚𝙡𝙡𝙖 𝙚 𝙇𝙖𝙠𝙪𝙧𝙞𝙦𝙞𝙩, një nga shpellat më interesante që mund të keni parë. Hyrja e saj është me diametër rreth 3metra e gjerë, e cila shkon poshtë, në thellësi, gati pingul.

A keni dëgjuar ndonjëherë për historinë e saj!? Sipas një gojëdhëne dhe sipas banorëve të fshatit, të cilët tregojnë se njëherë barinjtë hodhën në këtë shpellë një qen, i cili pas disa minutash doli në lumin Vjosë, që kalon direkt poshtë kodrës së Kremenarit. Kjo tregon se shpella është e përshkueshme. Rreth kësaj shpelle ka edhe shumë histori të tjera ndërsa rruga për shkuar deri atje kalon nëpër një shteg natyror në pjesën e sipërme të kodrave të Kremenarit, nga ku peizazhet natyrore janë të mrekullueshme. Mallakastra News