Ministria e Ekonomisë ka njoftuar hapjen e aplikimeve për punonjësit e Administratës Publike që përfitojnë nga programi i kredisë së lehtësuar për blerjen e banesës.
Nga ky program do të përfitojnë 300 punonjës të Administratës Publike në kategoritë:
- Ministria e Brendshme;
- Ministria e Mbrojtjes;
- Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
- Ministria e Arsimit dhe Sportit;
- Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social;
- Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Kjo kredi e lehtësuar për blerjen e banesave do të jetë me 0 % interes, ndërsa aplikimi do të bëhet në portalin e-Albania. Aplikimet janë hapur më 15 korrik dhe do të mbyllen më 14 gusht 2024 në orën 09.00.
Dokumentet e nevojshme që duhet të ngarkohen nga aplikantët në e-Albania.
-Kopja e certifikatës së pronësisë për banesën që ka në pronësi nën normat e strehimit, së bashku me rivlerësimin e banesës (nëse ka pasuri të paluajtshme në pronësi);
-Vërtetim negativ nga Agjencia Shteterore e Kadastres, që në emër të kryefamiljarit dhe anëtarëve të tjerë të familjes, sipas certifikatës së gjendjes familjare, nuk figuron banesë e regjistruar ose në proces regjistrimi në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë (nëse nuk ka pasuri të paluajtshme në pronësi);
-Marrëveshje noteriale për bashkejetuesin/en (nëse ka bashkëjetues/e).
/rtsh.al/