Ballina Bota Konfirmohet viktima e parë në Europë nga lija e majmunit

    Konfirmohet viktima e parë në Europë nga lija e majmunit

    2

    Spanja ka raportuar vdekjen e parë me linë e majmunit, në atë që është viktima e parë e njohur në Evropë dhe e dyta jashtë Afrikës në shpërthimin aktual.

    Ministria e Shëndetësisë e vendit konfirmoi vdekjen të premten, por nuk dha detaje të mëtejshme, shkruan SkyNews, përcjell abcnews.al.

    Brazili raportoi vdekjen e parë të lidhur me linë e majmunit jashtë kontinentit afrikan në shpërthimin aktual, më herët të premten.

    Në raportin e fundit, ministria spanjolle e shëndetësisë tha se 4,298 raste ishin konfirmuar në vend.

    Nga 3,750 pacientët për të cilët kishte informacion, ai tha se 120 janë shtruar në spital, që përbën 3.2% dhe një ka vdekur, pa dhënë detaje të mëtejshme. /abcnews.al