Ballina Lajme “Konfirmohet prania e kokainës në stomakun e Laer Kurtit”/ Prokuroria ngre akuzë...

“Konfirmohet prania e kokainës në stomakun e Laer Kurtit”/ Prokuroria ngre akuzë për efektivët që e shoqëruan.

1

Policët që arrestuan Laer Kurtin dhe e dërguan në Komisariatit pavarësisht se panë që 32-vjeçari nuk ndihej mirë, po hetohen për veprat penale “mosdhënia e ndihmës” dhe “kryerja e veprimeve arbitrare”.

Prokuroria e Tiranës, që po heton rastin e të riut që vdiq në duart e policë, njofton se janë administruar kartela mjekësore e shtetasit Lear Kurti, procesverbali i kqyrjes së kufomës, pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë që nga momenti i konstatimit dhe deri në dërgimin e tij për ndihmë mjekësore pranë Qëndrës Spitalore Universitare e Traumës, janë pyetur në cilësinë e personave që tregojnë rrethana të hetimit shtetasit që kanë qenë prezent me viktimën dhe të gjithë punonjësit e policisë që kanë kryer veprime me shtetasin Lear Kurti.

Ndërkohë, nga akti i ekspertimit kimik, është konfirmuar se në mbetjet e qeses së gjetura në stomakun e viktimës, ka prani të lëndës narkotike kokainë.