Pedagogët janë mbledhur sot përpara korpusit universitar për të zhvilluar protestën e paralajmëruar.
Ata i bëjnë thirrje studentëve që t’i bashkohen në protestë. Kjo është java e dytë e bojkotit të mësimit nga pedagogët, pasi qeveria nuk ka plotësuar kërkesat e tyre, ku me kryesorja mbetet rritja e pagave.
Qeveria vendosi tu rrisë pagat pedagogëve me 7% nga buxheti i shtetit ndërsa këta të fundit e cilësuan këtë vendim qesharak.
Sa i përket shtesës prej 8% që sipas ministres së arsimit do të lëvrohet nga fondet e universiteteve pedagogët mendojnë se tarifat e studentëve duhet t’u kthehen atyre përmes shërbimeve dhe jo të shkojnë për paga.
Pak ditë më parë studentët i paraqitën një peticioni në Kryeministrisë ku kërkojnë që të ndihmohen financiarisht për shkak të krizës së çmimeve./abcnews.al./