Ballina Bota Kolumbia përgatitet për shpërthimin e vullkanit vdekjeprurës

    Kolumbia përgatitet për shpërthimin e vullkanit vdekjeprurës

    2

    Qindra familje në Kolumbi po përballen me një zgjedhje: të braktisin shtëpitë, ose të përballen me shkatërrimin e një shpërthimi vullkanik të parashikuar në javët e ardhshme.

    Vullkani famëkeq i Nevado del Ruiz ndodhet një nga majat më të larta të Kolumbisë, në një zonë me popullsi të dendur bujqësore, gjithashtu njihet për marrjen e jetës së dhjetëra mijëra njerëzve në një shpërthim masiv në vitin 1985. Që nga 30 marsi, vullkani ka qenë në alarm portokalli, që nënkupton se “një shpërthim ka të ngjarë brenda ditëve ose javëve”, sipas Shërbimit Gjeologjik të Kolumbisë.

    Qyteteve dhe fshatrave përreth malit u është kërkuar të evakuohen, autoritetet lokale dhe kombëtare kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Shumica e shkollave janë mbyllur dhe mësimet po zhvillohen online njëlloj si në epokën e pandemisë, bashkitë lokale po grumbullojnë kuti të ndihmës së parë.

    Më 5 prill, presidenti kolumbian Gustavo Petro urdhëroi evakuimin vullnetar të rreth 2500 familjeve në zonë si një masë paraprake, por shumë vendas e kanë refuzuar, duke thënë se janë më të shqetësuar për të lënë pas mjetet e jetesës dhe zotërimet e tyre sesa për rrjedhat e mundshme të lavës.

    Ndërsa është e paqartë se sa familje janë evakuuar gjithsej, drejtori i njësisë së mbrojtjes civile të Tolima-s, Luis Fernando Velez i tha gazetës lokale El Tiempo të enjten se vetëm një pjesë e vogël rreth 87 persona, ishin larguar nga shtëpitë e tyre nën mbikëqyrjen e agjencive të tij.