Ballina Lajme “Kisha fëmijët brenda”, banori tregon makthin kur ndërtesa në Lushnjë u përfshi...

“Kisha fëmijët brenda”, banori tregon makthin kur ndërtesa në Lushnjë u përfshi nga flakët

40

Orë ankthi dhe frike kanë përjetuar banorët në Lushnjë, pasi qëndra tregtare “Metropol” u përfshi nga flakët, duke përfshirë edhe disa kate banimi.

Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe një nga banorët e pallatiti 12-katësh. Ai tregoi se ishte në punë kur ndërtesa u përfshi nga flakët. Qytetari tregon se kur ndërtesa u përshi nga flaka fëmijët dhe vjehrri ka qenë në banesë, por që nuk ka mundur të ngjitet për shkak të flakëve.

 

“Isha në punë, më mori bashkëshortja, ishin kalamajtë lart, vjehrri… ishte e pamundur të ngjitesha lart nga tymi. Sa u qetësua pak situata u ngjitëm bashkë me policinë dhe zjarrfikësit sipër dhe nxorëm fëmijët. Ishte gjë e frikshme”, u shpreh ai.

Kujtojmë që pas 5 orësh ekipet e shpëtimit me ndihmën e forcave RENEA arritën të evakuonin 39 banorët në katet e sipërme. Nga ngjarja u shtruan në spital për shkak të asfiksis nga tymi disa persona, por të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

E teksa situata po qetësohej, tashmë nje tjetër vatër është rindezur në qendrën tregtare, ku zjarrfikësit po punojnë për të shuar flakët. Sakaq grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.