Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Mamurras, pasi një 35-vjeçar është qëlluar me thikë pranë banesës së tij.
Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në kryeqytet për ndihmë mjekësore.
Sakaq, policia e Kurbinit ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa rrethanat e plagosjes janë ende të paqarta.
Policia Lezhë informon se ‘specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Xhovani Perlesi 21 vjeç, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë “.
21 vjeçari, ditën e sotme, në afërsi të një objekti kulti në qytetin e Lezhẽs, ka goditur me kaçavidë disa herë në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin Rafaelo Lleshi 18 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në QSU Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore .
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.