Prerja e re e flokëve të Kim Kardashian ka bërë një lëmsh të madh në rrjet.
Ylli praktikisht nuk njihet në kopertinën e numrit të ri të ‘CR Fashion Book’, me një model flokësh super të shkurtër, vetulla të holla dhe syze.
Çmenduri, isha në kopertinën e parë dhe tani 10 vjet më vonë ende e frymëzuar nga @carineroitfeld. Të dua”, ka shkruar Kardashian në Instagram.
Së bashku me prerjen e saj mbresëlënëse, Kim u shfaq e veshur me një kanotiere Dsquared2 apo pantallona të shkurtra, një triko të madhe Jacquemus dhe një fund në stilin tutu.
Shumë e krahasuan me partneren aktuale të Kanye West. “Ajo po duket si Bianca Censori”-komentoi një fans në postimin e Kardashian.
Të tjerë e krahasuan me Doja Cat. “Doja Cat është kjo?” -pyeti një komentues tjetër.