Ballina Bota Kievi: E gjithë Europa në rrezik nga sulmi rus në centralin bërthamor...

    Kievi: E gjithë Europa në rrezik nga sulmi rus në centralin bërthamor të Zaporizhia

    1

    Nuk ndalen sulmet ruse ndaj centralit bërthamor të Zaporizhia. Moska pretendoi se ka goditur sallat e prodhimit ku po riparoheshin helikopterët e forcave ajrore ukrainase.

    Rusia akuzoi gjithashtu Ukrainën se është ajo që ka bombarduar centralin bërthamor. Të dyja palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për sulmin ndaj objektit dhe janë ngritur shqetësime për rrezikun e një rrjedhje rrezatimi.

    “Për dekada, siguria bërthamore ka mbetur prioriteti kryesor i Ukrainës, veçanërisht duke pasur parasysh të kaluarën tonë tragjike” – tha Dmytro Kuleba, duke iu referuar katastrofës së Çernobilit në 1986.

    “Pushtuesit rusë e kthyen termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia në një bazë ushtarake duke vënë në rrezik të gjithë kontinentin. Ushtria ruse duhet të dalë nga uzina – ata nuk kanë çfarë të bëjnë atje” – tha ai.

    Ndërsa objekti është i pushtuar nga Rusia, ai drejtohet nga punëtorë ukrainas. Këtë mëngjes, zyrtarët ukrainas pretenduan se sulmet me raketa dhe artileri ruse goditën zonat pranë uzinës, përtej lumit Dnieper.