Këngëtari Ermal Meta, duket se talentin e tij po e zgjeron përtej muzikës, në letërsi. Ermali ka publikuar, në Instagram romanin e tij të parë me titull “ Nesër dhe përgjithmonë”. Këngëtari ka shkruar në postimin e tij, se ky roman përfaqëson dy vitet e fundit të jetës së tij. Dhe se është shumë i emocionuar për këtë vepër.
“Përfaqëson dy vitet e fundit të jetës sime ose ndoshta dyzet e fundit. Mezi pres ta ndaj me ju. Kush e di se çfarë do të mendoni, kush e di nëse do t’ju pëlqejë. Gjithçka që kisha brenda e futa dhe atë që nuk kisha e huazova nga e ardhmja. Faleminderit paraprakisht atyre që do ta lexojnë, atyre që do ta bëjnë për të, atyre që do ta duan atë siç e kam dashur unë që në fjalët e para të tij. Jam i emocionuar dhe barku më dridhet si Kajan kur rritet. Shihemi së shpejti miq,” shkruan Meta.
Por jo vetëm kaq, librit i janë shitur edhe të drejtat për t’u realizuar film të cilat janë blerë nga producenti Carlo degli Esposti – Palomar për të realizuar një serial televiziv. Vetë producenti u shpreh: “Romani dëshmon edhe një herë gjenialitetin e një artisti si Ermal Meta, i cili ka provuar dorën e tij në një vepër të fuqishme, me prirje ndërkombëtare”.