Ballina Bota Karla Del Ponte e cileson Putin kriminel lufte, kerkon arrestimin e tij!

    Karla Del Ponte e cileson Putin kriminel lufte, kerkon arrestimin e tij!

    1

    EIsh-kryeprokurorja e gjykatave të OKB-së për krimet e luftës, Karla Del Ponte ka bërë thirrje që presidenti rus Vladimir Putin të arrestohet për pushtimin e Ukrainës.

    Karla Del Ponte tha se urdhër arrestet ndërkombëtare duhet të lëshohen kundër Putinit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë rusë.

    “Putini është një kriminel lufte,” i tha ajo gazetës zvicerane Le Temps.

    Del Ponte shërbeu si kryeprokurore në gjykatat penale ndërkombëtare të OKB-së për ish-Jugosllavinë dhe për Ruandën.

    Një hetim mbi krimet e mundshme të luftës në Ukrainë filloi muajin e kaluar pasi Rusia u akuzua për bombardimin e civilëve.