Ballina Vendi Karburantet, Rama i prerë: Jemi në luftë, askush të mos mendojë se...

Karburantet, Rama i prerë: Jemi në luftë, askush të mos mendojë se do të jetojë si më parë

1

Çmimi i karburanteve është bërë i papërballueshëm për qytetarët dhe kjo po ndodh sepse jemi në luftë sipas kryeministrit Rama.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama tha se në kushtet që jemi, të luftës, askush nuk mund të pretendojë që të vijojë jetën si ka qenë më parë.

Kryeministri tha se dihet se përse Shqipëria ka çmimet më të larta të karburajteve në rajon, duke iu referuar numrit të madh të taksave dhe tarifave që vilen nga karburantet, megjithatë qeveria sipas tij subvencionon çmimin për një mori sektorësh, siç janë për shembull peshkimi dhe bujqësia duke ulur barrën e krizës tek ata.

Rama përmendi edhe qytetarët që sipas tij shkojnë me fuoristrada dhe vetura në punë, të cilët sipas tij nuk janë në fokusin e qeverisë, pasi kjo e fundit mendon për ata që shkojnë në punë me autobusë. /abcnews.al