Një 30-vjeçare nga Maqedonia e Veriut është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në doganën e Qafë Thanës, në bagazhet e saj, policia gjeti disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa
Ajo akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa materialet iu referuan prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M. K., 30 vjeçe, banuese në Shkup, Maqedoni e Veriut, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bagazhet e kësaj shtetaseje, iu gjetën e iu sekuestruan disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.