Policia e Fierit ka kapur 27 shtetas irakian te cilet kishin hyre ne Republiken e Shqiperise ne menyre te paligjshme. Policia thote se ne pranga u vu drejtuesi i automjetit, S.P., 54 vjeç, banues ne Sarande qe po transportonte shtetasit e huaj. Gjithcka ka ardhur ne kuader te operacionit rajonal “Joint Action Days” per luften ndaj trafikut te qenieve njerezore ne Ballkan.