Ballina Vendi Kancelari gjerman takohet sot me Kurtin dhe Vucic ne Berlin

Kancelari gjerman takohet sot me Kurtin dhe Vucic ne Berlin

1

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të presë sot në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rhode përmes një postimi në Twitter. Ai ka shkruar se Scholz do ta mbajë një konferencë të përbashkët me kryeministrin kosovar, pas takimeve, në orën 16:00.

Pritet që në takime të diskutohet për situatën në rajon, dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe situatën që është krijuar pas agresionit rus në Ukrainë. Po ashtu, çështja e targave, për të cilën palët nuk janë dakordësuar në takimin e fundit në Bruksel.

Sot është i ftuar edhe Miroslav Lajçak, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, që do të ketë takime me kryeministrin Kurti dhe presidentin e Serbisë, në mbrëmje.