Ballina Bota Jolie: Liderët botërorë bashkëpjesëmarrës në krimet në Gaza

    Jolie: Liderët botërorë bashkëpjesëmarrës në krimet në Gaza

    12

    Aktorja amerikane dhe ish-ambasadorja e vullnetit të mirë e Kombeve të Bashkuara (OKB), Angelina Jolie ka reaguar ndaj sulmit të Izraelit në kampin e refugjatëve Jabalia në Gaza dhe ka bërë thirrje për një armëpushim.

    Ajo shpërndau fotot e kampit të refugjatëve pas sulmit izraelit, në profilin e saj në Instagram.

    “Ky është një sulm i qëllimshëm ndaj një komuniteti të robëruar që nuk ka ku të ikë”, shkroi Jolie.

    Ajo nënvizoi se Gaza në 20 vitet e fundit ka qenë një burg i hapur dhe se sot me shpejtësi po kthehet në një varr masiv.

    “Përderisa bota bën sehir dhe me mbështetjen aktive të shumë shteteve, miliona civilë palestinezë po ndëshkohen masivisht, ndërsa u mohohet ushqimi, ilaçet dhe ndihma humanitare në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, tha Jolie.