Ballina Vendi “Jam penduar”- Dëshmia e Denis Meçes, autorit të vrasjes në Pogradec

“Jam penduar”- Dëshmia e Denis Meçes, autorit të vrasjes në Pogradec

10

Denis Meçe, autori i dyshuar i ngjarjes në Pogradec, ku mbeti i vrarë Egli Proga, ka deklaruar për Policinë pasi është arrestuar se ishte penduar e se nuk kishte qëllim t’a vriste atë.

Në dosje e siguruar nga gazetari Xhensil Shkëmbi, Meçe ka rrëfyer gjithë rrjedhën e ngjarjes që nga momenti kur ka hyrë në lokalin, ku ndodhej edhe viktima, e deri sa është larguar nga vendi i gjarjes.

DËSHMIA E DENIS MEÇES:

“Unë deklaroj se ditën e sotme rreth orës 15:30 nuk e mbaj mend mirë orën kam qenë në Pogradec dhe kam folur në telefon me shtetasin Klodi Guçe për tu takuar dhe ai më ka thënë hajde tek lokali ”Stropcka” në axhensia, sa u ula po pi një birrë.

Unë kam shkuar atje dhe ai ishte ulur tek një tavolinë jashtë, ishte më një burrë të moshuar (kushëri i tij) por ai iku pas rreth 20 – 30 min.

Më pas atje në tavolinë ka ardhur edhe një burrë i shëndoshë edhe ai taksixhi Arjani nga Sdërvaska por mbjemrin nuk ja di.

Atje kemi biseduar për mardhënie pune për pasagjerë nga shteti gjerman dhe po pinim birra.

Gjatë kohës që ishim ulur atje pas rreth 3 orësh (ora nuk më kujtohet) vjen ky djali, emrin nuk ja dija por e njihja si fytyrë (Eglantin Proga) ai na ka përshëndetur dhe ka hyrë në lokal, në një moment mua më kanë mbaruar cigaret dhe kam hyrë brenda i kam thënë pronarit të lokalit Volit për cigare por atje ky djali më ka thënë: ja se ta dredh një unë dhe unë për respekt ja mora.

Unë kam marë cigaren dhe sa kam kthyer kurizin ky më shau, duke më thënë: ”të q* racën”, unë nuk ja kam vënë veshin dhe kam dalë përjashta dhe jam ulur tek tavolina ime.

Më pas ai ka vazhduar të shante në drejtim tim të njëjtën sharrje që më tha më sipër, ndërkohë ka ofenduar edhe Klodin duke e thirrur me emrin e të jëmës por edhe ai nuk ja vuri veshin.

Duke qenë kjo situatë që ai vazhdonte nga brenda të  shante unë kam hyrë brenda dhe i kam thënë: ore çfarë ke që shan, por ai ka vazhduar sërish të shajë dhe unë i kam thënë po hajde pak jashtë të flasim, ai më tha: ”po hajde se çfarë do më bësh, do më hash k****” dhe kemi dalë jashtë.

Unë kam dashur ti fus një shpullë ta qetësoja por, sa i jam afruar kam ngritur dorën ai është rëzuar në tokë dhe nuk u ngrit më.

Mua nuk më është besuar hiç dhe pasi jam frikësuar nga situata jam larguar.

Dua të them se unë kisha gjith ditën që konsumoja alkool dhe me sa pashë edhe ai ishte i dehur.

Rrugës për në fshatin Buçimas kam ndaluar makinën time në krah të rrugës dhe kam fjetur pasi isha i dehur, kur më ka dalë gjumi mora në telefon avokatin duke i thënë se çfarë kishte ndodhur pasi kisha merak dhe ai më tha që personi i dëmtuar kishte ndërruar jetë, në këtë moment i kam thënë avokatit eja më mer dhe më shoqëro për në komisariat sepse dua të jap deklarimet time.

Dua të theksoj se nuk kam patur konflikte me personin e dëmtuar, as nuk kam patur njohje me të, nuk kam patur qëllim për të sjellë këtë pasojë por edhe nuk kam patur qëllim që ti shkaktoj asnjë lloj dëmtimi, kam dashur vetëm ti tërheq vëmendjen por ai ishte në gjendje aq të dehur sa me zor e mbanin këmbët.

I pyetur kush ka qënë i pranishëm në kohën kur ndodhi debati midis Meçes dhe shtetasit Eglantin Proga, ai shprehet:

“Unë mbaj mend vetëm këta të dy që kisha në tavolinë personin që u dëmtua dhe pronarin e lokalit.”

I pyetur nëse gjatë kohës që ata kanë dalë jashtë së bashku me shtetasin Eglantin Proga, a është afruar dikush tjetër pranë tyre, ai është shprehur:

“Jo kur kemi dalë nga lokali nuk ka ardhur njeri tjetër unë nuk e mora në cep, atje isha në rrugë.”

I pyetur se si u rëzua pa pritur shtetasi Eglantin Proga, ai tha:

“ Jo nuk e mbaj mend unë isha shumë i dehur dhe nuk e di si u rëzua.”

Në fjalën e tij Meçe ka thënë se ishte i shokuar dhe në gjendje të rënduar psikologjike.

“Ndjhem i penduar edhe pse kam qënë në gjenje te dehur i kërkoj falje familjes dhe kërkoj që të zbardhet e vërteta pasi siç e thashë jo vetëm që nuk kam patur qëllim për ta vrarë por as për ti shkaktuar ndonjë lloj dëmtimi. Aktualish jam i rënduar psikologjikisht dhe nuk mund të jap të dhëna të tjera për shkak të gjendjes psikologjike, pasi jam edhe i shokuar.” –mësohet të ketë thënë ai.

Këto janë deklaratat e dhëna në orën 03:30 minuta kur Denis Meçe u dorëzua.

Fillimisht ai për forcat blu nuk ka pranuar se e ka goditur Egli Progën, ndërsa në një komunikim që Euroneës Albania ka patur me avokatin mbrojtës të tij, ky i fundit është shprehur; “Klienti im e ka goditur vetëm njëherë por nuk ka patur qëllim për ta vrarë”

euronews.