Në përpjekjen për të rigjallëruar fushatën zgjedhore presidenti amerikan Joe Biden mbajti një tubim të rrallë elektoral në Detroit ditën e premte, duke i thënë turmës së mbështetësve se nuk do të braktiste garën e duke paralajmëruar se republikani Trump përfaqësonte një rrezik serioz.
81-vjeçari kërkon të devijojë vëmendjen nga aftësia e tij mendore për të udhëhequr edhe për një mandat të ri tek ndikimi i një tjetër presidence Trump. Sipas tij, amerikanëve u duhet një president e jo një diktator.“Unë do të garoj dhënë do të fitojmë. Unë jam kandidati i demokratëve dhe nuk do të shkojë askund. Fatmirësisht me moshën vjen edhe pak mençuri. Dhe ajo që kam mësuar, është të dalloj të mirën nga e keqja. Dhe unë e di se Amerikanët duan një president dhe jo një diktator”.
Duke shpalosur një vizion të qartë për mandatin e ri, ai tha se në 100 ditët e para të tij, do të ketë si prioritet të drejtat e abortit, rritjen e pagës minimale dhe ndalimin e armëve të sulmit. por këto ndryshime do të ishin të vështira, ose të pamundura pa një shumicë demokrate në të dyja dhomat kongresit.
Më herët gjatë së premtes Biden bëri një ndalesë surprizë në një restorant në Detroit ku u tha qytetarëve atje, se kishte ndërmend të përfundonte punën e nisur.
“Ju premtoj që jam mirë”, ishin fjalët e tij. Shefit të shtëpisë së bardhë po u dalin në krah edhe liderët europianë, që po përpiqen të minimizojnë gafat gjatë samitit të NATO-s. 81-vjeçari e prezantoi presidentin Zelensky, si presidenti Putin, dhe zëvendësen e tij Kamala Harris, si Trump.
Teksa media si Daily Telegraf shkruajnë se Biden dukej i mbaruar në samit, kancelari Sholc justifikoi gafat e tij, duke thënë se lapsuse bëjnë të gjithë. Të njëjtin qëndrim pati edhe presidenti francez Emanuel Macron.