Vilma dhe Arjan Konomi janë përplasur me makinë nga “G Classi” te vijat e bardha në rrugën e Kavajës bashkë me foshnjen e tyre 3 muajsh.
Gazetarja Abc Xhensila Kodra mëson se ata janë në mjekim intensiv në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.
Familja u aksidentua nga makina luksoze tip “G Class” teksa po kalonin rrugën te vijat e bardha në rrugën e Kavajës në Tiranë. Shoferi i mjetit 39-vjeçari Ajas Sulejmani është larguar dhe i ka lënë të plagosurit në vendin e ngjarjes.