Ballina Vendi Ja disa menyra per ti ber sa me te vecanta vezet e...

Ja disa menyra per ti ber sa me te vecanta vezet e pashkes!

3

Vezët e ngjyrosura janë simbol universal i Pashkëve, dhe tradita daton që nga Mesopotamia. Disa kultura sot janë më të prirur për blerjen e vezëve me ngjyrë apo edhe çokollatat, por le të jemi të sinqertë, nëse i dekorojmë ato vetë është gjithmonë kënaqësi më e madhe!

Për fat të mirë, ka mënyra të pafundme dhe materialeve të ndryshme që ju mund të përdorni për të bërë një vezë të mrekullueshme. Lule, peceta prej letre madje edhe një kravatë e vjetër – çdo gjë mund të përdoret për të bërë vezët tuaja të jashtëzakonshme. Mos kini frikë të eksperimentoni, në rastin më të keq, mund të shtoni modelin e vezës tuaj në këtë listë që sjell 27.al me porositë përkatëse.

  1. Lyeje vezën me ngjitës dhe zhyte në kokrriza me ngjyra
diy-easter-eggs-3-1
  1. Visheni vezën me penj me ngjyra
2
  1. Vishe vezën me lule majdanozi e koper, lidhe me një rrjetë të hollë dhe zieje në një tenxhere me lëvozhga qepësh
diy-easter-eggs-12-4
diy-easter-eggs-12-2
  1. Përdorni veglat e duhura për ta qëndisur vezën si në foto më poshtë
diy-easter-eggs-4-1
diy-easter-eggs-4-2
  1. Kollaret e vjetra me motive. I lidhni vezët me to dhe i zieni në ujë me uthull
diy-easter-eggs-5-2
diy-easter-eggs-5-3
  1. Vishini vezët me punime grepi, elegante dhe sexy
diy-easter-eggs-6
  1. Mbani në gota me ujë me ngjyrë një herë nga njëra anë një herë nga tjetra duke i dhënë tonalitete të ndryshme të ngjyrës sipas kohës së qëndrimit në ujin e ngjyrosur
diy-easter-eggs-1-2
  1. Ngjyrosni vezët me bojëra uji dhe lapsa
diy-easter-eggs-7-1
  1. Përdorni një stilograf të zi për të pikturuar
diy-easter-eggs-10-2
  1. Një stilim i bukur me ngjitës me ngjyra
diy-easter-eggs-11-2
  1. Maskoje vezën me makarona të vogla, thjerrëza, farëra etj.
diy-easter-eggs-14-1
  1. Ngjisni mbi to me vinovil mustaqe për ti bërë më të gëzueshme
diy-easter-eggs-16
  1. Vendosni ngjitës në rripa para se ti ngjyrosni dhe pas i hiqni
stik
  1. Lidheni vezët me copë tyl me motive para se ti ngjyrosni
lecka
  1. Krijoni vezë mermeri duke vëndosur një vezë me lëvozhgë të copëzuar në çaj ose një lëng tjetër vetëm për pak