Ballina Bota Italia qendrore goditet nga një tërmet i fortë, lëkundja me magnitudë 5.7...

    Italia qendrore goditet nga një tërmet i fortë, lëkundja me magnitudë 5.7 ballë

    1

    Një tërmet i fortë është ndjerë në Italinë qendrore mëngjesin e kësaj të mërkure, teksa mediat italiane shkruajnë se lëkundja ishte me magnituda, 5.7 ballë. Epiqendra e tërmetit ishte në bregun e Pesaros, me një thellësi prej 8 kilometrash.

    Pas lëkundjes kryesore, u regjistrohen edhe lëkundje të tjera, të forcës 3.1, 3.4 dhe 4 ballë.

    Në zonën e Ankonës janë raportuar çarje në muresh në disa ndërtesa, por fatmirësisht nuk flitet për persona të lënduar. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Romë, Firence, Bolonja dhe në veri të Italisë. Trafiku hekurudhor u pezullua si masë paraprake në afërsi të Ankonës, për shkak të dyshimeve për dëmtim të binarëve./ La Republica