Ballina Bota Italia në zi pas aksidentit tragjik me 21 të vdekur, si ra...

    Italia në zi pas aksidentit tragjik me 21 të vdekur, si ra autobusi nga ura mbi telat e hekurudhës elektrike dhe vrau kaq shumë turistë

    18

    E gjithë Italia është zhytur në zi pas tragjedisë së paimagjinueshme në Venecia, ku humbën jetën 21 persona, kur autobusi me të cilin udhëtonin ra mbi shinat e trenit.

    Aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e së hënës, kur drejtuesi i autobusit, për arsye ende të panjohura, humbi kontrollin e mjetit dhe ra nga një mbikalim mbi kabllot e hekurudhës elektrike nën urë. Menjëherë autobusi është përfshirë nga flakët si pasojë e të cilit 21 persona kanë humbur jetën tragjikisht dhe 18 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë, 4 prej të cilëve janë shtruar në spital në gjendje të rëndë.

    Sipas gazetës italiane Il Gazzettino, autobusi po transportonte turistë ukrainas, gjermanë, kroatë dhe francezë në një kamping pranë Venecias.

    Shoferi, sipas mediave italiane, ishte një italian, 40 vjeç, me shtatë vite përvojë profesionale dhe mësohet se ka tentuar të kontrollojë situatën, por nuk ka mundur të shmangë rënien e autobusit.