Ballina Bota Italia kryeson për kuzhinën më të mirë në botë. E dyta vjen...

    Italia kryeson për kuzhinën më të mirë në botë. E dyta vjen Greqia. ja ku renditet Shqipëria

    1

    Italia zë vendin e parë në botë sa i përket kuzhinës. Kuzhina greke është renditur e dyta në mesin e pesëdhjetë kuzhinave më të mira dhe Spanja e treta, sipas një liste të përgatitur nga The World TasteAtlas.

    Sipas publikimit, vlerësimi i çdo vendi merret nga vlerësimi mesatar i përdoruesve për tridhjetë pjatat, pijet dhe produktet ushqimore më të mira në atë vend. Vendet që nuk janë në listë nuk kanë artikuj të mjaftueshëm për të vlerësuar. Në atë listë, vendi ynë mban pozicionin e 40-të.

    TasteAtlas është një udhëzues udhëtimi me përvojë për ushqimin tradicional që mbledh receta autentike, komente të kritikëve të ushqimit dhe artikuj kërkimor rreth përbërësve dhe pjatave të njohura.

    Duke e përshkruar veten si “një atlas botëror i pjatave tradicionale, përbërësve vendas dhe restoranteve autentike”, ai përmban një hartë globale interaktive ushqimore me ikona të pjatave të shfaqura në rajonet e tyre përkatëse dhe supozohet se përmban gati 10,000 pjata, pije dhe përbërës, si dhe 9,000 restorantet./Greekreporter.com